Sport
Superkupa e Kosovës i takon Llapit, nënshtron Prishtinën pas vazhdimeve
Demokracia
23:23 | 17 Gusht 2021

Share:

Llapi e ka fituar Superkupën e Kosovës në futboll për edicionin 2020/2021.

Fituesit e Kupës së Kosovës triumfuan 1-2 kundër Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, shkruan Demokracia.com.

Oto John ishte i pari që hapi serinë e golave në minutën e 67-të, për ta barazuar më pas Festim Alidema pesë minuta para fundit të kohës së rregullt.

Ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta, aty ku Llapi edhe e siguroi fitoren.

Valmir Veliu përmbysi rezultatin në minutën e 104-të, ndërsa Alidema shënoi për rezultatin përfundimtar në minutën e 113-të.

Vlen të theksohet se në këtë përballje u ndan tre kartonë të kuq, dy për Prishtinën (Endrit Krasniqi, Betim Halimi) dhe një për Llapin (Arbnor Ramadanin). /Demokracia.com

Të ngjashme