Sport
Zyrtare: Ballkani me super transferim, prezanton portierin që shkëlqeu në Shqipëri
Demokracia
18:35 | 17 Gusht 2021

Share:

Ballkani e ka kompletuar transferimin e portierit shqiptar, Stivi Frashërit.

“Portokallezinjtë” kanë njoftuar se kanë nënshkruar marrëveshje dyvjeçare me Frashërin, shkruan Demokracia.com.

Frashëri vjen pas aventurës së suksesshme me Teutën e Durrësit me të cilën u shpall kampion në Shqipëri edicionin e fundit.

Kjo është aventura e parë e Stivi Frashërit në futbollin kosovar.

Stivi Frashëri te suharekasit do të ketë konkurent për vendin e startuesit me Damir Ljuljanoviqin.

Ballkani synon që edhe edicionin e ri të jetë ndër skuadrat konkurente për titull të kampionit si dhe për dalje në garat evropiane. /Demokracia.com

Të ngjashme