Reprezentuesi i Serbisë, Adem Ljajiq është përjashtuar nga Besiktasi pasi ai ka refuzuar të huazohet te Spartak Moska, raportojnë mediat turke.
Klubet arritën marrëveshje për huazim, por Ljajiq vendosi të mos shkonte në Moskë në çastet e fundit.
Raportohet se e dashura e futbollistit në fjalë nuk donte të jetonte në Rusi, dhe kjo gjë e zemëroi presidentin e Besiktasit, Ahmet Nur-Cebi.
Klubi turk ka njoftuar se Ljajiq nuk do të stërvitet me skuadrën e parë të Besiktasit.