Sport
Dukagjini nuk ndalet së lansuari “bombat” e merkatos, zyrtarizon portierin e njohur
Demokracia
12:47 | 17 Gusht 2021

Share:

Dukagjini i Klinës duket të jetë “arrë e fortë” për skuadrat tjera elitare edicionin 2021/22 që është në prag të fillimit.

Kjo për shkak të merkatos së pasur verore nga klubi klinas, shkruan Demokracia.com.

Dukagjini sot ka zyrtarizuar edhe portierin e njohur kosovar, Kenan Haxhihamzën.

Ky i fundit vjen nga skuadra e Ballkanit, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Gjilani.

24-vjeçari është ndër portierët më të dalluar në futbollin kosovar.

“Portieri rahovecian i bashkohet klubit të Dukagjinit nga skuadra e Ballkanit. Haxhihamza, i lindur më njëzetetetë dhjetor 1996, i ka mbrojtur edhe ngjyrat e Gjilanit për 4 sezone me radhë. 24 vjeçari, tash e tutje do të jetë pjesë e klubit tonë, të cilit i urojmë mirëseardhje dhe suksese në fanelën bardhegjelbërt”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë se Dukagjini e prezantoi sot edhe mesfushorin e njohur, Bujar Shabanin. /Demokracia.com.

Të ngjashme