Sonte zhvillohet Superkupa e Kosovës në futboll ndërmjet Prishtinës dhe Llapit.
Stadiumi “Fadil Vokrri” në kryeqytet do të jetë arenë e përpasjes së dy skuadrave “bardhekaltër”, shkruan Demokracia.com.
Kampionia e Kosovës, Prishtina dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi takohen për herë të parë në këtë eveniment.
Kjo sfidë vjen vetëm pak ditë para fillimit të edicionit 2021/2022 në Superligën e Kosovës në futboll.
Prishtina është fituese në fuqi e Superkupës së Kosovës, ngase edicionin e kaluar në Antalia e mposhti Dritën.
Përballja e sontme starton nga ora 20:45. /Demokracia.com