Sport
Gjilani gati për Superligë, vaksinohen kundër COVID-19
Demokracia
21:48 | 16 Gusht 2021

Share:

Kontigjenti i skuadrës së Gjilanit, është gati për sezonin e ri, derisa tani ka kryer edhe vaksinimin kundër COVID-19, shkruan Sheshi.

Kuqebardhët me anë të një postimi e kanë bërë të ditur edhe kryerjen e vaksinimit.

“Gati për kampionat. Skuadra tashmë është vaksinuar e tëra. Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.

Të besuarit e Ismet Munishit, ditën e shtunë do të nisën në Skënderaj, ku do të përballen me Drenicën në stadiumin “Bajram Aliu”.

Të ngjashme