Edhe gjatë së martës në Kosovë parashihet të ketë mot me diell e pasdite parashihen reshje shiu.
Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2-14 gradë Celsius.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sipas matjeve hidrologjike deri më datën 12 shkurt pritet rritje e ndjeshme e niveleve të ujit, ndërsa do të ketë përmbytje të lumenjëve në zonat më të ulëta, përcjell Demokracia.com
Njoftimi i plotë i IHMK-së:
Sipas llogaritjeve të IHMK, nga data 8 deri 12 Shkurt 2021, si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në viset malore të pellgut Drini Bardhë të cilat në disa zona do të jen me intenzitet më të lartë, pritet rritje e ndjeshme e niveleve dhe prurjeve të ujit si dhe mundësi e vershimeve të shpejta dhe përmbytje lumore në zonat më të ulëta.
Sasia dhe intentziteti më i lartë i reshjeve pritet të jetë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në pellgun e Ibrit.
Në lumenjtë e tjerë të vendit, pritet ngritje e lehtë e prurjeve./Demokracia