Sport
Konfirmohet lajmi i Demokracia.com, FFK-ja emëron u.d të Sekretarit të Përgjithshëm
Demokracia
14:31 | 16 Gusht 2021

Share:

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në bazë të kompetencave të tij, e ka emëruar sot Taulant Hodajn, ushtrues detyre të sekretarit të përgjithshëm të FFK-së.

Hodaj ka qenë udhëheqës i Zyrës Ligjore të FFK-së, si dhe avokat i FFK-së, i cili e ka përfaqësuar FFK-në si në arenën ndërkombëtare edhe në atë vendore, teksa tash do të jetë edhe ud. Sekretar i Përgjithshëm.

Kujtojmë se në krye të pozitës së Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës ka qenë Eroll Salihu.

LEXO EDHE: Kush pritet ta zëvendësojë Eroll Salihun, emri i ri është brenda FFK-së

Demokracia.com kishte raportuar me t’u larguar Salihu, se pasardhësi i tij do të vijë brenda shtëpisë së futbollit kosovar.

Të kujtojmë se Salihu ka ushtruar postim e Sekretarit të Përgjithshëm për 15 vite, ndërsa nga tash ai do të jetë në një post të ri. /Demokracia.com

Të ngjashme