Thibaut Courtois ka vazhduar kontratën me klubin mbretëror, Real Madrid.
Los Blancos dhe portieri belg kanë rënë dakord të zgjasin kontratën deri në vitin 2026, shkruan Demokracia.com.
Kjo është bërë e ditur nga një komunikatë e lëshuar në faqen zyrtare nga Real Madridi.
“Real Madrid CF dhe Thibaut Courtois kanë rënë dakord të zgjasin kontratën e lojtarit, i cili do të mbetet i lidhur me klubin për pesë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2026”, thuhet në komunikatë.
Comunicado Oficial: Courtois.#RealMadrid | #Courtois2026
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 16, 2021
29-vjeçari iu bashkua “mbretërve” në vitin 2018, ndërsa tashmë është lojtar i palëkundur në portën e Real Madridit.
Vlera e tij në treg sipas “transfermarkt.com” është 60 miloonë euro. /Demokracia.com