Sport
Zyrtare: Dardan Çaka e drejton ndeshjen e Superkupës, Prishtina – Llapi
Demokracia
13:44 | 16 Gusht 2021

Share:

Prishtina dhe Llapi janë dy kundërshtarët që do të luftojnë për trofeun e çmuar të Superkupës së Kosovës në futboll.

Stadiumi “Fadil Vokrri” në kryeqytet do të jetë vendtakim i kampiones së Kosovës, Prishtinës dhe fituesit të Kupës, Llapit, shkruan Demokracia.com.

Federata e Futbollit të Kosovës ka deleguar gjyqtarët për këtë ndeshje.

Gjyqtar kryesor në këtë ballafaqim është Dardan Çaka, i ndihmuar nga Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.

Mervan Bejtullahu do të jetë gjyqtar i katërt.

Në VAR do të jenë Visar Kastrati dhe Elvis Bicaj.

Prishtina – Llapi luhet të martën me fillim nga ora 20:45. /Demokracia.com

Të ngjashme