Lajme
Vuçiq e mirëpret mbështetjen e Lajçakut dhe Sllovakisë për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës
Demokracia
19:35 | 08 Shkurt 2021

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bisedoi sot me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë, Ivan Korçok, dhe vlerësoi se bashkëpunimi midis dy vendeve po përparon vazhdimisht.

Siç thuhet në njoftimin e zyrës së Vuçiqit, ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e Sllovakisë në çështjen e Kosovës dhe në integrimin evropian të Serbisë.

Vuçiq e njoftoi mysafirin me situatën në rajon dhe përshëndeti angazhimin e diplomatit sllovak Mirosllav Lajçak si përfaqësues special i Bashkimit Evropian në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor.

Ai përsëriti se Serbia është e përkushtuar për ta ruajtur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe se do të vazhdojë ta ndjekë një politikë të paqes dhe bashkëpunimit në rajon.

Të ngjashme