Sport
Bodo/Glimt – Prishtina, publikohen formacionet zyrtare
Demokracia
16:36 | 12 Gusht 2021

Share:

Bodo/Glimti dhe Prishtina sot do ta zhvillojnë ndeshjen e kthimit në Norvegji.

Përballja ndërmjet kampionëve të Norvegjisë dhe Kosovës luhet në kuadër të raundit të tretë në Ligën e Konferencës, shkruan Demokracia.com.

Prishtina ka përparësinë pasi në kryeqytet triumfoi 2-1, ndërsa çdo barazim i mundshëm e dërgon tutje.

Dy trajnerët tashmë kanë bërë publike formacionet me të cilat do ta nisin këtë përballje tejet të rëndësishme e cila fillon nga ora 18:00.

FORMACIONET ZYRTARE:

BODO/GLIMT: Halkin, Sampsted, Moe, Lode, Bjorkan, Brustd Fet, Berg, Saltnes, Vetlesen, Bothiim, Solbakken

PRISHTINA: Haxho, Mici, Bekteshi, Vangjeli, Krasniqi, Boshnjaku, Krasniqi, Avdyli, Kryeziu, John, Mankenda. /Demokracia.com

Të ngjashme