Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 290 raste të reja me koronavirus.
Ka arritur në 62 mijë e 548 numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë, shkruan Demokracia.com.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosoëvs (IKSHPK), ka njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit në tërë vendin janë regjistruar 290 raste të reja me koronavirus.
Sipas IKSHPK-së, numri më i madh i rasteve është regjistruar në Prishtinë, pasuar nga Prizreni, Peja, Gjakova etj,.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 120 raste, Prizren 25 raste, Gjakovë 19 raste, Pejë 19 raste, Podujevë 18 raste, Lipjan 16 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Ferizaj 8 raste, Obiliq 8 raste, Rahovec 8 raste, Vushtrri 7 raste, Gjilan 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Suharekë 4 raste, Kamenicë 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Skenderaj”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, raporton Demokracia.com.
Theksojmë se në 24 orët e fundit janë shëruar 189 persona nga koronavirusi, përderisa janë regjistruar edhe tri viktima.
Sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK-së, aktualisht në Kosovë janë 62 mijë e 526 persona të infektuar me koronavirus, ku 54 mijë e 231 prej tyre kanë arritur që të shërohen, ndërkaq 1 mijë e 526 kanë ndërruar jetë.
Aktualisht në Kosovë janë 6 mijë e 791 raste aktive me koronavirus. /Demokracia.com/
189 TË SHËRUAR DHE 290 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…
Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on E hënë, 8 Shkurt 2021