Lajme
Gjendet pa shenja jete një 22-vjeçar në Banjë të Pejës
Demokracia
13:46 | 08 Shkurt 2021
Ilustrim

Share:

Një 22-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në Banjë të Pejës.

Ditën e sotme është gjetur pa shenja jete një 22-vjeçar në Banjë të Pejës.

Kjo është konfirmuar për Demokracia.com nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se rasti në stacionin policor është raportuar rreth orës 11:45.

“Policia është njoftua për një person pa shenja jete, ka dal në vendin e ngjarjes dhe është njoftua edhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e tij. Rasti ka ndodhur në Banjë të Pejës, viktima është 22-vjeçar”, ka treguar Gashi.

Ai ka thënë se janë duke vazhduar hetimet rreth këtij rasti. /Demokracia.com/

Të ngjashme