Lajme
I vuri zjarrin arës së vet, arrestohet
Demokracia
10:35 | 08 Gusht 2021

Share:

Një person është arrestuar në fshatin Resnik të Klinës, pasi që i njëjti ia kishte vënë zjarrin hamulloreve në arën e tij.

Një person është arrestuar në fshatin Resnik të Klinës, pasi që i njëjti ia kishte vënë zjarrin hamulloreve në arën e tij.

Rasti ka ndodhur dje në mesditë. Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ia kishte vënë zjarrin hamulloreve në arën e tij. Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit, ndërsa i dyshuari  pas intervistimit me urdhër të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme