Lajme
Motra rrah motrën, e bën për spital
Demokracia
10:04 | 08 Gusht 2021

Share:

Një vajzë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga motra e saj e dyshuara femër kosovare.

Rasti ka ndodhur dje në mëngjes në Obiliq, ku si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është hospitalizuar.

“Viktima femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga motra e saj e dyshuara femër kosovare. Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është hospitalizuar. Lidhur me rastin pas intervistimit e dyshuara me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Demokracia.com/

Të ngjashme