Arte
Biografi Walter Isaacson i Steve Jobs po shkruan një libër rreth Elon Musk
Demokracia
10:04 | 07 Gusht 2021

Share:

Si shumica e super të pasurve, Elon Musk e ka një sy në trashëgiminë e tij dhe në mënyrën se si ajo do të perceptohet në të ardhmen. Kjo gjë shpjegon dhe faktin se pse Walter Isaacson, biografi i Steve Jobs, po shkruan një libër rreth tij.

“Nëse ju jeni kuriozë rreth Tesla-s, SpaceX dhe sjelljeve të mija private, Walter Isaacson po shkruan një biografi rreth meje.” shkruajti Musk. Ai shtoi në tweet-et pasuese se Isaacson e ka ndjekur si hije për 4 ditë deri më tani, dhe se ai pëlqeu veçanërisht biografinë e babait themelues të SHBA, Benjamin Franklin. Ai u frymëzua aq shumë saqë shpreson se një ditë do të jetë në gjendje ta shkrujë vetë autobiografinë e tij.

Ndër vite janë publikuar disa libra që flasin rreth jetës dhe karrierës së Musk, duke përfshirë dhe biografinë e vitit 2015 “Elon Musk: Tesla, SpaceX, and the Quest for a Fantastic Future” nga Ashlee Vance.

Musk nuk ka qenë shumë i kënaqur nga publikimi i këtyre librave, bashkë me “Power Play: Tesla, Elon Musk and the Bet of the Century” të Tim Higgins që u publikua gjatë muajit të kaluar. Një review nga The LA Times thotë se libri i Higgins i heq Musk ndriçimin, duke e përshkruar atë si një ekzekutiv që i pushon punonjësit dhe nëse ato nuk e meritojnë të shkarkohen.

 

Të ngjashme