Sport
Zyrtare: Latif Demolli zgjedhet Sekretar i Përgjithshëm i FBoxK
Demokracia
11:07 | 06 Gusht 2021

Share:

Dje me 5 gusht është mbajtur mbledhja e rregullt e bordit të FboxK dhe ndër pikat e rendit të ditës ishte dhe zgjedhja e sekretarit të përgjithshëm të FboxK.

Pas largimit të Mehmet Bogujevcit nga posti i sekretarit të FboxK, bordi unanimisht zgjedhi Latif Demollin për sekretar të përgjithshëm të FBOXK.

Demolli e njeh në thelb Federatën e Boksit të Kosovës aty ku është I angazhuar tash e shumë vjet dhe sigurisht që do ta ketë shumë më të lehtë vazhdimin e punës së lënë nga legjenda e boksit, Mehmet Bugujevci. /Demokracia.com

Të ngjashme