Avokati Azem Vllasi, ka thënë se nga marrëveshja për Ballkanin e Hapur, përfitojnë të tirja vendet, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia, edhe pse sipas tij, jo në mënyrë të barabartë.
Duke folur për mospjesëmarrjen e Kosovës, Vllasi në një opinion për medien serbe, “Gradski”, ka thënë se pozicioni i Kosovës në lidhje me atë trinitet është specifik.
“Edhe nëse ofrohet, Kosova nuk dëshiron të jetë pjesë e asaj marrëveshjeje si zëvendësim i perspektivës evropiane. Së dyti, Kosova nuk beson se ka përfitime në një shoqëri në të cilën Vuçiq dëshiron të jetë udhëheqës, duke qenë se ai nuk e njeh Kosovën si një partner të barabartë. Së treti, ajo ka marrëveshje dypalëshe me tre vendet për regjimin kufitar”, ka thënë Vllasi.
Sipas Vllasit, prapa nismës “Ballkani i Hapur” qëndron ambicia e Vuçiqit për një lloj lidershipi politik në rajon dhe, siç thotë ai, Rama ndoshta dëshiron të jetë udhëheqësi i “botës shqiptare”.
“Mbetet një enigmë pse Malit të Zi dhe BiH iu ofrua t’i bashkohen kësaj nisme në fillim në Novi Sad, në vitin 2019, dhe tani nuk ka asnjë mundësi të hapur. Tani që Mali i Zi ka një qeveri në favor të Serbisë. Është mosmirënjohëse të spekulosh, por ndoshta Vuçiq është i zemëruar që Qeveria e re malazeze, me shpresat e saj Krivokapiq dhe Abazoviq, nuk e bëri atë që Serbia e priste prej saj, kështu që nuk dëshiron një vend që udhëhiqet nga Serbia. Vizioni i tij është se ai, si udhëheqës i “botës serbe”, përfaqëson gjithçka ku jetojnë serbët. Largimi i Qeverisë malazeze, në të cilën Vuçiç dhe Serbia kishin shpresa të mëdha, mund të pritet, madje edhe të mirëpritet, por Mali i Zi, i mbytur në “botën serbe” dhe një Serbi e zgjeruar, nuk do të mirëpritet”, ka thënë Vllasi. /Demokracia.com/