Një numër i pushuesve kosovarë në Shëngjin në Shqipëri janë bërë bashkë duke formuar një “litar” për të nxjerrë nga uji nëntë pushues që nuk po mund të dilnin për shkak dallgëve.
Infermieri kosovar Fitim Havolli ka postuar në rrjetin social “Facebook” pamjen e organizimit dhe të nxjerrjes nga uji të pushuesve, përcjell Demokracia.com.
“Fal Zotit dhe organizimit dorë më dorë dhe me litarë nga gjithë pushuesit, arritëm t’i nxjerrim të gjallë nëntë pushuesit, që rrezikonin të humbnin jetën. Ishte një moment i hidhur, por edhe i gëzueshëm kur dolën të gjithë. Moment ky tregon se kur jemi të bashkuar dhe kemi qëllim të mirë, gjithmonë dalim fitues”, ka shkruar Havolli.
Postimi i plotë:
Sot me 05.08.2021.
E falenderoj njërn nga pushueset për këtë video,
Sot nga valët dhe rrymat e fuqishëme të detit në njërën nga pllazhat e Shqipërisë,po mos të u organizojshëm si në video humbshin jetën 9 pushues.
Fal Zotit dhe organizimit dorë me dorë dhe me litarë nga gjithë pushuesit arritëm ti nxerrim të gjallë familjarët e tyre që veq e kishin humbur betejën në raport me ujin.
Ishte një moment i hidhur por edhe i gëzueshëm për gjestin dhe guximin e gjithve pushesëve!
Moment ky që tregon shumë…. kur je i bashkuar dhe ke qëllimin të mirë gjithëmon je fitues.
Jam shumë lumutur që bashkë me disa shokë bëmë një organizim të tille për qëllime shumë humane por edhe me pak rriskë të rrezikut!/Demokracia.com/