Lajme
Policia deklarohet për rrëzimin e skenës në Podujevë: Fëmijët e lënduar janë dërguar për mjekim
Demokracia
15:15 | 05 Gusht 2021
Foto Ilustrim

Share:

Dy fëmijë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e rrëzimit të një skenë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën se në sheshin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, është rrëzuar një binë skene. Si pasojë e këtij incidenti janë lënduar dy persona(fëmijë). Të njejtit kanë pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.

Më tej policia ka njotuar se me rastin po merret stacioni i Podujevës./Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Rrëzohet nga erërat skena e koncertit në Podujevë, lëndohen dy fëmijë

Të ngjashme