195 persona janë infektuar me Covid-19 dhe dy të tjerë kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë përmes komunikatës për media.
Njoftimi i plotë:
05 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.537 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 469.857 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 164.290 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 3.730 testime, 195 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.704.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 1065./Demokracia.com/
https://www.facebook.com/Ministria.Shendetesise.RKS/posts/2056826841141559