Lajme
Kolonat në Merdare deri në 2 mijë metra, qytetarët po presin mbi 4 orë për të dalë nga Kosova
Demokracia
14:20 | 05 Gusht 2021

Share:

Kolonat në vendkalimin kufitar Merdare po arrijnë deri në dy mijë metra, duke shkaktuar kështu pritje deri në mbi katër orë.

Kjo është bërë e ditur përmes Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitare, përcjell Demokracia.com.

Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet në dalje të pikës kufitare në Merdare janë deri në 4 orë e 30 minuta.

Ndërkaq, në Mutivodë pritjet për të dalë nga Kosova janë 90-120 minuta. Në Jarinje dhe Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë 50-60 minuta.

Në pikat kufitare Vërmicë dhe Muçibabë ka më pak pritje.

Vlen të theksohet se këto kolona vijnë pasi mërgimtarët që kaluan pushimet në Kosovë, tani kanë nisur të kthehen në vendet ku jetojnë./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/MPBQKMK/posts/1910428112454958

Të ngjashme