Lajme
Detaje rreth mbledhjes së PDK-së, ku pritet të zgjidhet kryesia e re
Demokracia
10:25 | 05 Gusht 2021

Share:

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), pritet që pasdite të mbajë mbledhjen e Këshillit Drejtues, në të cilën do të zgjedhen anëtarët e rinj të kryesisë. Kështu ka mësuar Demokracia.com, nga burime brenda PDK-së.

Për Demokracia.com ky burim tha se mbledhja e Këshillit do të mbahet e mbyllur për medie, ndërsa pas zgjedhjes së kryesisë, mund të ketë konferencë për medie.

Përveç përbërjes së kryesisë së re, pritet që të zgjedhën edhe nënkryetarët dhe sekretari i PDK-së.

Betim Gjoshi, sekretar elektoral në mandatin e kaluar që ka organizuar mbajtjen e Konventës së PDK-së ku u zgjodh kryetari i ri Memli Krasniqi, e konfirmoi ditë më parë thirrjen e mbledhjes së Këshillit Drejtues për ditën e enjte.

Sipas tij PDK tashmë i ka kryer të gjitha përgatitjet në organizimin e mbajtjes së mbledhjes së Këshillit Drejtues ku pritet t’i jepet besim përbërjes së re të Kryesisë të cilën do ta prezantojë kryetari i ri Memli Krasniqi.

Çfarë thuhet në statutin e PDK-së për Këshillin Drejtues

Këshilli Drejtues dhe Kryesia e Degës

Neni 28

1.     Këshilli Drejtues i degës zgjidhet nga kuvendi i degës. Të drejtë për të paraqitur kandidaturën për KD të Degës kanë të gjithë anëtarët e kuvendit te degës përkatëse.

2.     Këshilli Drejtues i degës përbëhet nga se paku 21 dhe jo me shumë se 71 anëtarë. Pas përfundimit të zgjedhjeve në nëndegë KOZ-i do të njoftojë degët për numrin e anëtarëve të KD-së që do të ketë secila degë duke u bazuar në anëtarët e partisë, votuesit potencial dhe votat e fituara në zgjedhjet e fundit.

3.     Kryesia e degës zgjidhet nga Këshilli Drejtues i Degës, me votim të fshehtë.

4.     Kryesia e degës përbëhet nga jo me pak se 11 dhe jo me shumë se 21 anëtarë. 1/3 a anëtarëve të Kryesisë e ruan të drejtën ti propozoj kryetari i degës . Kryetari i degës merr pëlqimin e Kryesisë në Qendër për propozimet e 1/3 se anëtarëve .

5.     Kryesia e degës zgjedhë organet udhëheqëse . Kryesia ka tre nënkryetarë, dhe gjashtë sekretarë sipas organigramit të miratuar nga kryesia qendrore

6.     Kryesia mbanë takim të paktën një herë në muaj. Këshilli Drejtues dhe Kolegjiumi i kryetarëve të degëve të paktën katër herë në vit.

7.     Ne mes të dy kuvendeve me qëllim të forcimit të organeve drejtuese të degëve me propozim të Kryetarit dhe Kryesisë së degës dhe me aprovim të kryesisë qendrore mund të kooptohen Anëtarë të Kryesisë dhe Këshillit Drejtues, por jo me shumë se 20 % e Kryesisë dhe 10 % e Këshillit Drejtues brenda një mandati.

8.     Funksionimi i organeve të degës rregullohet me rregullore të veçantë .

 

Këshilli Drejtues (KD)
Neni 40

1.     Këshilli Drejtues është organi me i lartë i partisë në mes të dy konventave.

2.     KD i PDK-së ka 150 anëtarë te zgjedhur dhe kryetarin, anëtaret ex-office dhe nga një anëtarë nga secili shtet ku kemi degë të mërgatës.

3.     Anëtarë ex-offfice janë: Kryetari i RDK-së dhe Kryetarja e GDK-së

4.     Puna dhe funksionimi i KD-së rregullohen me akt të veçantë, që miratohet nga KD.

 

Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Drejtues
Neni 41

1.     Anëtarët e KD-së zgjedhen në sesionin zgjedhor të Konventës së Përgjithshme, me mandat 4 vjeçar siç është përcaktuar me Statut.

2.     Propozimin për anëtarë të KD-së mund ta bëjë secili delegat në Konventë, Kryesia dhe Kryetari i PDK-së. Propozimet duhet të merren ne mënyrë te balancuar nga degët bazuar ne numrin e delegateve që kanë degët ne kuvend, duke ruajtur edhe minimumin e 30 % të përfaqësimit për te dy gjinitë.

3.     Kryetari, pas konsultimit me Kryesinë, ruan të drejtën të propozojë një listë të kandidatëve për t’u zgjedhur ne Këshillin Drejtues.

4.     Zgjedhja e anëtarëve të KD-së bëhet me votim të fshehtë, duke mos lejuar dominimin e degëve. Dhe duke ruajtur minimumin e 30 % te përfaqësimit për te dy gjinitë.

5.     Kandidatët e propozuar në listën finale të KD-së renditen në fletëvotim sipas rendit alfabetik.

6.     Në rast se ka dy ose më shumë kandidatë me vota të barabarta, vendoset me short.

 

Mbledhjet e Këshillit Drejtues dhe vendimmarrja
Neni 42

1.     KD mban mbledhje të rregullta dhe të jashtëzakonshme.

2.     Mbledhjet e rregullta të KD-së mbahen së paku një herë në tre muaj.

3.     Mbledhjet e KD-së i thërret Kryetari, Kryesia ose 1/3 e anëtarëve të KD-së.

4.     Mbledhjet e KD-së drejtohen nga Kryetari, ndërsa në mungesë të tij nga Sekretari i Përgjithshëm.

5.     Për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta, anëtarët e KD-së duhet të njoftohen 7 ditë përpara, ndërsa për mbledhje të jashtëzakonshme duhet të njoftohen 1 ditë përpara.

6.     Kuorumi i mbledhjes arrihet nëse janë prezentë gjysma e anëtarëve të KD-së.

7.     Vendimet në Këshillin Drejtues merren me shumicë votash të anëtarëve prezentë. Në rast të votave të barabarta vendos vota e Kryetarit të PDK-së.

 

Humbja e statusit të anëtarit të KD-së dhe zëvendësimi
Neni 43

1.     Statusi i të qenit anëtar i KD-së të PDK-së humbet në këto raste:

a)     Me dorëheqje,

b)     Me vdekje,

c)     Me përjashtim.

2.     Vendimin për përjashtim e merr Këshilli Drejtues ose organet kompetente statutore dhe vërtetimit për shkelje serioze të Statutit dhe veprim në kundërshtim me politikat e PDK-së, si dhe anëtari i cili me aktgjykim të formës së prerë është dënuar më shumë se një vit burg.

3.     Zëvendësimi i anëtarëve të KD-së bëhet sipas renditjes me numër të votave në listën e votimit në Konventën e fundit.

4.     Rendi i ditës për mbledhjet e KD-së përcaktohet nga Kryetari në bashkëpunim me Sekretarin e përgjithshëm dhe Nënkryetarët. Në fillim të mbledhjes, pika të reja të rendit të ditës mund të propozojnë edhe anëtarët e KD-së të cilat duhet të miratohen nga KD me shumicë votash.

5.     Me propozim të Kryetarit për qëllim të forcimit dhe avancimit të partisë, Këshillit Drejtues mund të emërojë anëtarë shtesë të por jo me shumë se 10 % e Këshillit.

 

Kompetencat e Këshillit Drejtues
Neni 44

Kompetencat e KD-së janë:

1.     Jep propozimet për ndryshim Program dhe Statut të PDK-së

2.     Miraton Rregulloren për punën e vet dhe planin e punës

3.     Miraton rregullore tjera në kompetencën e vet, të përcaktuara me Statut

4.     Zgjedh anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Politik

5.     Zgjedh komisione, këshilla dhe trupa punuese nga lëmenj të ndryshëm, në pajtim me Statutin.

6.     Miraton llogarinë përfundimtare dhe buxhetin për vitin vijues.

7.     Miraton Programin dhe Platformën Zgjedhore

8.     Zgjedh Shtabin Qendror Zgjedhor të PDK-së

9.     Krijon fondacione sipas nevojës së PDK-së

10. Aprovon dhe rekomandon botime për nevoja të caktuara

11. Jep mirënjohje

12. Kryen punë të tjera të përcaktuara me Statut

13. Miraton listën e kandidatëve për zgjedhje

14. Vendos për lidhjen e koalicioneve para dhe pas zgjedhore

 

Përbërja e Kryesisë dhe mandati
Neni 46

1.     Kryesia përbëhet nga kryetari, 3 nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm, 8 sekretar dhe anëtarët e tjerë.

2.     Mandati i Kryesisë është 4 vjeçar ashtu siç është e përcaktuar me anë të këtij Statuti.

 

Zgjedhja e anëtarëve të Kryesisë
Neni 47

1.     Anëtarët/et e Kryesisë zgjedhen nga KD .

2.     Anëtarët/et e Kryesisë propozohen nga Kryetari i Partisë dhe votohen ne pako nga Këshilli Drejtues.

3.     Kryetari ka të drejtë të propozoj anëtarë kryesie edhe jashtë Këshillit Drejtues, me miratimin e Këshillit Drejtues. Te propozuarit për anëtarë kryesie jashtë anëtarëve të Këshillit Drejtues nuk mund të tejkalojnë 1/5 e anëtarëve të kryesisë .

4.     Zgjedhja e anëtarëve të Kryesisë bëhet me votim të hapur, përveç se kur KD vendos ndryshe.

5.     Konsiderohen të zgjedhur ata kandidatë që kanë fituar shumicën e votave.

6.     Anëtarë të Kryesisë sipas detyrës zyrtare, me të drejtë vote, janë edhe kryetarja e GD dhe kryetari/ja e RD.

7.     Me propozim të Kryetarit për qëllim të forcimit dhe avancimit të partisë, Kryesia mund t’i propozoj Këshillit Drejtues te emërojë anëtarë shtesë të Kryesisë por jo me shumë se 20 % e kryesisë. /Demokracia.com/

LEXO EDHE:

PDK pritet të zgjedh sot Kryesinë e re

Të ngjashme