Lajme
Rritet numri i pacientëve me COVID-19 të hospitalizuar në SHSKUK
Demokracia
09:34 | 05 Gusht 2021
Foto Ilustrim

Share:

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se 112 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se 72 pacientë janë konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 74 janë me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rënduar shëndetësore, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

5 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

112 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

72 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

74 me oksigjeno-terapi

1 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 67 pacientë të shtrirë, 32 prej tyre Covid-19 pozitivë, 51 me oksigjeno-terapi.

– Klinika Infektive, 34 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 33 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 45 pacientë, 40 prej tyre Covid-19 pozitivë, 23 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 14 pacientë

– Spitali i Pejës, 13 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 10 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2025