Lajme
I bien dyert e oborrit, lëndohet një fëmijë në Gjilan
Demokracia
09:23 | 05 Gusht 2021
Foto Ilustrim

Share:

Në rrethana të panjohura janë rrëzuar dyert e metalit dhe si pasojë është lënduar një fëmijë.

Kështu ka njoftuar policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, në të cilin thuhet se rasti ka ndodhur në fshatin Vërbicë e Kmetovcit të Gjilanit, përcjell Demokraica.com.

“Fsh. Vërbicë e Kmetovcit, Gjilan 04.08.2021-11:00. Në rrethana të panjohura janë rrëzuar dyert e metalit  nga të cilat është lënduar një fëmijë”, thuhet në raportin e PK-së.

Polica ka njoftuar më tej se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK, ndërsa në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse./Demokraica.com/

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2025