Policia e Kosovës ka arrestuar një grua e cila dyshohet se në gjendje të dehur e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën në Prishtinë, përcjell Demokracia.com.
“Prishtinë (EN: 139.3-249.5) 04.08.2021 – 00:58. Është arrestuar e dyshuara kosovare pasi e njëjta në gjendje të dehur e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/