Lajme
Kosova pranoi 38 mijë e 400 doza “AstraZeneca” nga UNICEF
Demokracia
17:33 | 04 Gusht 2021
Foto Ilustrim

Share:

Programi i UNICEF-it në Kosovë ka bërë të ditur se vendi ka pranuar sot 38 mijë e 400 doza të vaksinave nga “AstraZeneca” nga UNICEF.

Në njoftimin e UNICEF-it bëhet e ditur se në javët e ardhshme do të vinë edhe mbi 500 mijë vaksina “Pfizer”, përcjell Demokracia.com.

“Deri më tani, Zyra e UNICEF-it në Kosovë e ka mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë me donacionin e 211 mijë e 420 dozave të vaksinës COVID-19 përmes COVAX. Një dërgesë tjetër prej 521 mijë e 820 dozave të vaksinës Pfizer-BioNTech COVID-19 do të arrijë në javët e ardhshme”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Sot, Kosova pranoi 38,400 doza të tjera të vaksinës AstraZeneca / Oxford COVID-19, të prokuruara nga UNICEF-i përmes COVAX-it. Kjo është dërgesa e katërt e vaksinave COVID-19 në Kosovë përmes COVAX.

Deri më tani, Zyra e UNICEF-it në Kosovë e ka mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë me donacionin e 211,420 dozave të vaksinës COVID-19 përmes COVAX. Një dërgesë tjetër prej 521,820 dozave të vaksinës Pfizer-BioNTech COVID-19 do të arrijë në javët e ardhshme.

Me vaksinat e dorëzuara deri më sot dhe arritjen e vaksinave tjera në javët e ardhshme, UNICEF-i përmes COVAX do të mbulojë 20% të popullsisë së Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme