Lajme
Zjarre, përmbytje dhe sëfundmi tërmet: Çfarë po ndodh në Turqi?
Demokracia
17:26 | 04 Gusht 2021

Share:

Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter goditi pak më parë rajonin e Kayserit në Turqi.

Mediat lokale bëjnë me dije se tërmeti u ndje i fortë nga banorët për shkak të thellësisë së vogël prej vetëm 2 kilometrash, por për fat të mirë deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo viktima.


Turqia është duke u përballur me një numër të madh zjarresh në pjesën jug-perëndimore të saj, të cilat deri më tani kanë shkaktuar të paktën katër të vdekur dhe dëme material kolosale.

 

Pak ditë më parë, vendi u përball edhe me përmbytje masive në zonën e Rizes, abcnews.al

Të ngjashme