Lajme
Miftaraj pas deklaratave të Haxhiut: Shoqëria civile dhe mediat janë nën llupën e Qeverisë
Demokracia
16:53 | 04 Gusht 2021

Share:

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj ka thënë se shoqëria civile dhe mediat janë nën llupën e monitorimit dhe vëzhgimit nga qeveria. Ky reagimi i Miftarajt vjen pasi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u ankua se përgjimet e publikuara së fundmi nuk janë publikuar në masë të madhe nga mediat, e as nuk ka parë reagime nga shoqëria civile.

Miftaraj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se vetëm një pjesë e vogël e medias dhe shoqërisë civile behën argat te pushtetit, përcjell Demokracia.com.

Ndërsa Haxhiu në një konferencë për medie tha se në Kosovë po ndodh skandal i madh që nuk po ka reflektim.

“Ajo çfarë është e çuditshme është që edhe pse kanë kaluar disa ditë nga publikimi i përgjimeve, janë të pakta reagimet nga shoqëria civile. Nuk po ndodhë e njëjta si kur ishte publikuar afera ‘pronto’. Kam vendosur sot të dal në një konferencë me qëllimin që të thërras për përgjegjësi dhe reagim shoqëror lidhur me rastin. Është e papranueshme që për një skandal që po ndodhë në Kosovë të flas vetëm Qeveria, kjo nuk ka ndodh më përpara”, tha Haxhiu, shkruan Demokracia.com.

Postimi i plotë i Miftarajt, pa ndërhyrje:

Shoqeria civile dhe mediat nen llupen e monitorimit dhe vezhgimit nga ekzekutivi!

Edhe kete dite e pritem!

Gjithsesi shume mire kur vetem nje pjese e vogel e medias dhe shoqerise civile behen argat te pushtetit. /Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Haxhiu për audo-incizimet e publikuara në media: Po ndodhë një skandal shumë i madh

Të ngjashme