Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se gjatë këtyre ditëve kanë përcjellë përgjimet e lansuara në mediat online të drejtorit të Inteligjencës Financiare
Haxhiu në një konferencë për medie tha se gjatë këtyre ditëve kemi përcjell me shumë vëmendje përgjimet e publikuara në medie, të cilat janë tronditëse për sistemin e drejtësisë përkatësisht për sistemin prokurorial dhe gjyqësor por natyrisht edhe për institucione të tjera, raporton Demokracia.com.
“Të vetëdijshme që zyrtarë të ndryshëm në institucione të ndryshme të drejtësisë kanë abuzuar me detyrën, rolin dhe përgjegjësinë e tyre jeni angazhuar që në mënyrë të pareshtur, që si qeveri të vihemi në shërbim të drejtësisë të ndërmarrim hapat e duhur që të ndërmarrim hapat e duhur, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin për të i çliruar institucionet dhe për të sjellë në rregull drejtësinë. Ajo çfarë është e çuditshme është që edhe pse kanë kaluar disa ditë nga publikimi i përgjimeve, janë të pakta reagimet nga shoqëria civile. Nuk po ndodhë e njëjta si kur ishte publikuar afera ‘pronto’. Kam vendosur sot të dal në një konferencë me qëllimin që të thërras për përgjegjësi dhe reagim shoqëror lidhur me rastin. Është e papranueshme që për një skandal që po ndodhë në Kosovë të flas vetëm Qeveria, kjo nuk ka ndodh më përpara”, tha Haxhiu.
Ajo shtoi më tej se nuk ështën i përfshirë vetëm i shkarkuari i djeshëm, por bëhet fjalë edhe për prokurorë të departamentit për krime të rënda brenda prokurorisë themelore në Prishtinë, për gjyqtar të gjykatës së Apelit, fliten emra të ndryshëm duke filluar nga Prokurori i Shtetit.
Haxhiu ka thënë se nuk është në kompetencën e saj për ta shkarkuar Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi,
Haxhiu i ka bërë thirrje Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial që të merren me rastin, duke thënë se është e vetëdijshme për ndarjen e pushteteve./Demokracia.com/