Rreth një orë më parë është aksidentuar një automjet i zjarrfikësve me dy automjete civile në magjistralen Ferizaj-Gjilan.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli për Demokracia.com ka bërë të ditur se nga ky aksident mbetën të lënduar dy persona të cilët u dërguan për tretman mjekësor.
‘’Sot, rreth orës 14:04 në magjistralen Ferizaj-Gjilan, saktësisht në fshatin Dardani, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë një automjet i zjarrfikësve dhe 2 automjete civile të udhëtarëve. Përveç dëmeve të shkaktuara material, lëndime trupore marrin dy persona, të cilët dërgohen për tretman mjekësor’’, njoftoi Veseli.