Lajme
Musliu e viziton nënën e Hashim Thaçit me rastin e ditëlindjen së 84-të
Demokracia
13:31 | 04 Gusht 2021

Share:

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka vizituar nënën e ish-presidentit Thaçi, pasi sot mbush 84 vjet.

Musliu i ka uruar asaj shëndet të plotë e pleqëri të rehatshme.

“Sot e ka ditëlindjen kjo NËNË e madhe! Nëna e Presidentit Thaçi, sot mbushe 84 vjet, nga zemra i urojmë shendet te plote e pleqeri te rehatshme.Urime”, shkruajti deputetja në Facebook.

Tutje, ajo foli në përgjithësi për nënat shqiptare, për të cilat tha se nuk u dorëzuan asnjëherë, qëndruan të forta në çdo sfidë.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2025