Gjatë ditës së djeshme një punëtor i Minierës së Trepçës pas rënies nga një lartësi prej 2m ka pësuar lëndime trupore.
Sipas njoftimit të policisë, punëtori i Trepçës gjersa ishte duke kryer një inspektim në horizontin e 10 të minierës ra në gropën 2 metra të thellë dhe si pasojë mori lëndime trupore dhe i njëjti u dërgua për tretman mjekësor, përcjell Demokracia.com
‘’Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti gjersa ishte duke kryer një inspektim në horizontin e 10 të minierës, ka rënë në një gropë rreth 2 m të thellë. Viktimës i është ofruar tretmëni mjekësorë’’, thuhet në raportin 24 orësh.
Sipas PK-së rasti po vazhdon të hetohet./Demokracia.com/