Lajme
Pas një zënke rrahu një femër, arrestohet pejani
Demokracia
09:12 | 04 Gusht 2021

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Nabërgjan të Pejës, pasi që i njëjti kishte rrahur një femër.

Rasti ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 07:15 dhe si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime të rënda fizike.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimën femër kosovare e kishte sulmuar fizikisht atë. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Të ngjashme