Lajme
Shkarkohet Drejtori i Njësisë për Intelegjencë Financiare, Dardan Nuhiu pas publikimit të audioincizimeve
Demokracia
17:28 | 03 Gusht 2021

Share:

Dardan Nuhiu, drejtor i Njësisë për Intelegjencë Financiare, është shkarkuar nga kjo pozitë pas publikimit të disa audioincizimeve ku sipas tij, “planifikohej kapja e mediave”.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se vendimi është marrë pas mbledhjes së Bordit Mbikëqyrës.

“Pas shqyrtimit të audio incizimeve të publikuara në media dje e sot, të cilat implikojnë Drejtorin e Njësisë për Inteligjencë Financiare, Bordi Mbikëqyrës, në mbledhjen e mbajtur sot, mori vendim që të njëjtin ta shkarkojë me efekt të menjëhershëm”, ka bërë të ditur Murati.

Nuhiu në anën tjetër, nuk është deklaruar ende lidhur me këto zhvillime./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/HekuranMurati/posts/10159629061710522

Të ngjashme