Lajme
COVID-19 kthehet në Wuhan, 11 milionë banorë do testohen kundër virusit
Demokracia
15:51 | 03 Gusht 2021

Share:

Ditën e djeshme në qytetin qendror të Kinës, Wuhan shtatë punëtorë emigranë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Këto janë rastet e para që regjistrohen në Wuhan që prej disa muajsh, ndërkohë që autoritetet në qytetin kinez, Wuhan, do të testojnë gjithë popullsinë.

Qyteti me 11 milionë banorë ka qenë në qendër të vëmendjes, pas identifikimit të rasteve të para me koronavirusin e ri më 2019.

Aktualisht Kina po përballet me shpërthimet më të mëdha me këtë virus, meqë autoritetet kanë raportuar për 300 raste në 10 ditë.

Rreth 15 provinca në gjithë shtetin janë prekur nga rastet e reja, të cilat kanë nxitur Qeverinë kineze të marrë vendim për testim masiv dhe masa kufizuese.

Autoritetet kanë thënë se varianti Delta i koronavirusit dhe turizmi i brendshëm kanë ndikuar në shpërthimet e reja.

Të ngjashme