Lajme
Fermerit nga Vllahia i digjen tre hektarë arrë: Zjarrin e shkaktoi dora e njeriut
Demokracia
22:58 | 02 Gusht 2021

Share:

Një zjarr që ndodhi pasditen e djeshme në Kushtovë të Vllahisë ka shkaktuar goxha shumë dëme në tokat bujqësore të fermerëve.

Ara e mbjellur me tre hektarë arrë e Nexhat Brahimit pasditen e djeshme u bë shkrumb teksa dëmi i saj llogaritet deri në 15 mijë euro.

Brahimi tregoi se si u lajmërua për djegien e arës teksa dyshon se zjarri u shkaktua nga dora e njeriut.

“Kam pas të mbjellura tre hektarë arrë dhe jam dëmtuar goxha shumë në vlerë prej 15 mijë eurove. Nuk e di se kush e ka shkaktuar zjarrin, më ka lajmëruar një kushëri dhe kur erdha në arë kishin qenë zjarrfikësit, policia por që ishte e pamundur shuarja e zjarrit”, tha ai në klankosova.

“Pronat tjera nuk janë dëmtuar, vetëm prona ime ka qenë e mbjellur me arra mendoj se shkaktar i zjarrit është njeriu. Këtë ma kanë thënë edhe zjarrfikësit që kanë qenë këtu por se kush mund të jetë ai nuk e di”.

Fermeri mes tjerash kërkoi nga Ministria e Bujqësisë që të ndihmohen të gjithë fermerët që janë dëmtuar nga zjarret.

Të ngjashme