Lajme
Konjufca: Krasniqi e Gjakova vulosën suksesin madhështor të Majlinda Kelmendit
Demokracia
22:04 | 02 Gusht 2021

Share:

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se Kosova sonte është në festën e madhe të triumfit historik në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Konjufca në rrjetin social “Facebook”,  ka shkruar se të praruarat Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, në garën më të fortë në botë, vulosën suksesin madhështor të Majlinda Kelmendit në Rio 2016, duke lartesuar edhe më tej sportin e xhudos, kombin dhe shtetin e Kosovës, përcjell Demokracia.com.

Postimi i plotë:

Mirë se vini KAMPIONE OLIMPIKE!

Kosova sonte është në festën e madhe të triumfit historik në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Të praruarat Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, në garën më të fortë në botë, vulosën suksesin madhështor të Majlinda Kelmendit në Rio 2016, duke lartesuar edhe më tej sportin e xhudos, kombin dhe shtetin e Kosovës.

Nga dy Olimpiada, vashat tona, me trajnerin Driton Kuka, i sollën Kosovës tri medalje të arta. Sukses i jashtëzakonshëm, ëndërr e shumë shteteve të botës.

Përgëzime, mirënjohje dhe falënderime për tërë ekipin tonë olimpik, që na bëri krenarë me arritjet kolosale në Tokio./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/GlaukKonjufca1981/posts/1750928581760992

Të ngjashme