Lajme
Policia e Kosovës: Të gjithë zjarrvënësit do të përballen me organet e drejtësisë
Demokracia
21:37 | 02 Gusht 2021

Share:

Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë lidhur me vatrat e zjarrit që janë përhapur në shumë vende të Kosovës.

Në komunikatë e policisë thuhet se ata që kanë shkaktuar zjarret, qëllimshëm apo me neglizhencë, do të ndiqen nga organet e drejtësisë, përcjell Demokracia.com.

“Referuar situatës në të cilën ndodhemi lidhur me përhapjen e disa zjarreve nëpër lokalitete të ndryshme të vendit tonë, Policia e Kosovës me kapacitetet e saj në dispozicion po angazhohet me përkushtim në parandalimin dhe shuarjen e zjarreve duke ofruar asistencë me pajisje policore si topat e ujit si dhe duke koordinuar aktivitetet me agjencionet tjera në të gjitha rajonet ku janë raportuar vatra zjarri”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Referuar situatës në të cilën ndodhemi lidhur me përhapjen e disa zjarreve nëpër lokalitete të ndryshme të vendit tonë, Policia e Kosovës me kapacitetet e saj në dispozicion po angazhohet me përkushtim në parandalimin dhe shuarjen e zjarreve duke ofruar asistencë me pajisje policore si topat e ujit si dhe duke koordinuar aktivitetet me agjencionet tjera në të gjitha rajonet ku janë raportuar vatra zjarri.

Policia e Kosovës është angazhuar në mënyrë intensive në hetimin e shkaktarëve të zjarreve dhe të gjithë personat/individët që dyshohen se kanë shkaktuar zjarrvënie të qëllimshme, apo si pasojë e neglizhencës së tyre, do të përballen me organet e drejtësisë./Demokracia.com/

Të ngjashme