Lajme
Zjarri në zonën e Suharekës: Mehaj viziton fshatrat Bukosh, Vraniq dhe Studenqan
Demokracia
20:43 | 02 Gusht 2021

Share:

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj së bashku me kryetarin Bali Muharremaj kanë vizituar sot fshatrat Bukosh, Vraniq dhe Studenqan për të parë nga afër gjendjen e krijuar pas shpërthimit të zjarrit në disa zona të komunës së Suharekës.

Mehaj në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se Ministria e Mbrojtjes do të angazhojë të gjitha kapacitetet e mundshme për të mbështetur autoritetet komunale për menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e situatës së krijuar nga zjarret.

“Njësitet tona veç janë në operacion në këto zona sikur edhe në zona tjera në emergjencë. Kujdesi nga ju qytetarë të dashur, mbështetja kryesore për ne”, shkruan Mehaj.

Postimi i plotë:

Nga dita e djeshme, zjarri ka shpërthyer në disa zona të komunës së Suharekës.

Sot së bashku me kryetarin e komunës, z.Bali Muharremaj isha në fshatrat Bukosh, Vraniq dhe Studenqan për të parë nga afër gjendjen e krijuar.

Me këtë rast sikur edhe dje, e sigurova kryetarin Muharremaj se Ministria e Mbrojtjes do të angazhoj të gjitha kapacitetet e mundshme për të mbështetur autoritetet komunale për menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e situatës së krijuar nga zjarret.

Njësitet tona veç janë në operacion në këto zona sikur edhe në zona tjera në emergjencë.

Kujdesi nga ju qytetarë të dashur, mbështetja kryesore për ne!/Demokracia.com/

Të ngjashme