Sot rreth orës 19:00, në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një motoçiklete dhe një këmbësori.
Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.
Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin./Demokracia.com/