Lajme
Kurti flet për 100 ditëshin, thotë se e menaxhoi suksesshëm pandeminë
Demokracia
17:16 | 02 Gusht 2021

Share:

Kryeministri Albin Kurti ka numëruar të arriturat e qeverisë që udhëheq.

Në seancën e Kuvendit në të cilën është duke u diskutuar për 100 ditëshin e Qeverisë Kurti II, kryeministri Kurti tha se zotimi kryesor ishte pandemia dhe sipas tij, kjo është ishte nën kontroll të plotë.

“Qeveria jonë që doli si rezultat i zgjedhjeve plebishitare të 14 shkurtit, në 3 muajt e parë ka marrë 144 vendime, ka kaluar projektligje e dokumente, duke zbatuar zotimet tona para qytetareve për një shtet të drejtë e zhvillimor. Me reformat në drejtësi, financa publike e ekonomi e rritëm efikasitetin në institucionet publike. Në ditën e betimit si qeveri, u zotuam se pandemia do të jetë prioritet i jonë për të ndalur trendin e rritjes së infektimeve dhe vdekjeve dhe për të siguruar sa më shpejtë vaksina kundër COVID-19. Në ditën e parë kishim 781 raste me infektime dhe 17 vdekje, pra ky është konteksti, kjo është gjendja. Unë besoj se çfarëdo matje që i bëhet qeverisë sonë, duhet të bëhet në raport me ditën kur e morëm detyrën. 100 ditë më vonë, kishin 9 raste të reja e asnjë vdekje. Në këto 100 ditë ka ndodhur diçka që të mos ndodhin kaq shumë infektime. Situata është përmirësuar, kemi ulje prej 99 për qind të rasteve të reja, gjejeni një rast në rajon. Kemi ulje prej 97 për qind të rasteve aktive e 98 për qind të hospitalizimeve. Kosova në të kaluarën është përmendur në fund të listave për të mirë e në krye për të keq, e kundërta është me menaxhimin e mirë të pandemisë. Pandemia është menaxhuar, vaksinat janë siguruar dhe kemi përmbushur premtimin bazë. Kosova është vendi i vetëm që po përdor vaksina të licencuara, Pfizer e AstraZeneca. Pandemia është vënë nën kontroll dhe ekonomia është hapur pothuajse i tërësisht”, tha ai, raporton Demokracia.com.

Kurti ka folur edhe për masat që ka marrë Qeveria për të ndihmuar ata që janë prekur nga pandemia.

“Vendimin për zbutje të masave e shoqëruam me një pako në shumë prej 20 milionë euro, për ata që janë në frontin e pare. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, eksportet janë rritur 66 për qind, aktiviteti ekonomik 15 për qind , të hyrat buxhetore për 30 për qind. Në pesë mujorin e parë, Dogana ka deklaruar të hyra mbi 500 milionë, për herë të parë, ATK-ja ka deklaruar mbi 60 milionë më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kemi kaluar një Projektbuxhet, sipas të cilit projektohet rritje ekonomike prej 7.9 për qind në krahasim me 5.2 sa parashihej në fillim të vitit. Buxhetit do t’i shtohen 155 milionë më shumë se që paramendohej, ky nivel parashikohej të arrihej më 2023”, tha Kurti./Demokracia.com/

 

Të ngjashme