Lajme
Zjarret në Turqi: Hoxhaj shpreh ngushëllime për popullin turk
Demokracia
16:54 | 02 Gusht 2021

Share:

Turqia tash e sa ditë është duke u përballur me zjarre që si pasojë kanë humbur jetën edhe disa njerëz, lidhur me këtë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka shprehur ngushëllime për popullin turk.

Hoxhaj përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, u ka shprehur ngushëllime familjeve të prekura dhe qeverisë së Turqisë, përcjell Demokracia.com.

“Shumë i pikëlluar nga zjarret e vazhdueshme dhe të dëmshme që shkaktuan humbjen e jetëve në Turqi. Ngushëllimet e mia të thella për të gjitha familjet e prekura, popullin dhe qeverinë. Ne jemi solidarë me popullin turk. Ne qëndrojmë me ta në këto momente të vështira”, ka shkruar Hoxhaj.

Të ngjashme