Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka thënë se kjo Qeveri ka treguar paaftësi në 100 ditëshin e parë.
Zemaj tha se këtë e tregon edhe raporti i Qeverisë prej 51 faqesh që sipas tij, 27 faqe ka fotografi dhe terminologji të thatë.
“Në këto fotografi mungon Goran Rakiqi, Emilja Rexhepi, Fitim Damka, zotëri Krasniqi dhe gjysma e ministrive që s’kanë pasur aktivitet. E gjithë substanca ka të bëjë me qasjen mospërfillëse ndaj Kuvendit, sidomos tek pjesa e ringjalljes ekonomike që janë terma janë ndarë por asnjëherë si janë shpërndarë. Në emër të asaj se po eliminohen marrëveshjet e dëmshme krijohen marrëveshje të ridëmshme me shumë më të vogël monetare, por që janë të efektshme të rritjen e xhepit individual të personave të caktuar. Ky tregues është edhe me tenderët një burimor që është parë tek kjo Ministri, që është thënë në raportet mediale”, ka thënë Zemaj, raporton Demokracia.com.
Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur debat parlamentar për 100 ditëshin e Qeverisë Kurti II./Demokracia.com/