Dy meshkuj dhe një femër kanë pësuar lëndime trupore nga një lis që është rrëzuar në Prizren.
Rasti ka ndodhur dje në mesditë, ku viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ku njeri prej tyre për shkak të lëndimeve të rënda është transportuar në QKUK.
“Raportohet se tre viktimat dy meshkuj dhe një femër kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore nga një lis që ishte rrezuar. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Prizrenit, ku njeri prej tyre për shkak të lëndimeve të rënda është transportuar në QKUK”, njofton PK. /Demokracia.com/