Lajme
Dështon zgjedhja e tre anëtarëve të Bordit të KPM-së
Demokracia
13:56 | 02 Gusht 2021

Share:

Deputetët e pushtetit që ishin të pranishëm në sallë shumica e tyre e kanë prishur fletëvotimin duke e bërë atë të pavlefshëm në votimin për zgjedhjen e tre anëtarëve të Bordit të KPM-së.

Nga 63 deputetë sa votuan, 56 fletëvotime kanë qenë të pavlefshme.

Në bazë të kësaj, asnjëri nga gjashtë kandidatët nuk ka marrë votat e mjaftueshme dhe duhet të përsëritet konkursi.

Kujtojmë se për këtë proces ka pasur reagime të shoqërisë civile, pasi ka thënë se nuk është ftuar për monitorim të procesit dhe ka akuzuar Komisionin se po i mban top sekret kandidatët.

Të ngjashme