Në ujërat shqiptare nuk është e shpeshtë kjo ndodhi!
Peshkatarët në Durrës, kanë kapur një peshkaqen të madh në thellësi të Adriatikut, përballë grykëderdhjes së lumit Buna.
Kapiteni, Kapllan Rama, thotë se peshkaqeni peshon 650 kilogramë dhe ka një gjatësi prej 6,5 metrash.
Peshkaqeni u kap nga anija “Gerardo”, në një thellësi prej 155 metrash nën ujë.