Kampioni i Kosovës, Prishtina e cila njëherësh është skuadra e vetme që do ta prezantojë futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare, të enjten zhvillon një ndeshje të madhe, shkruan Demokracia.com.
Bardhekaltrit ndeshen me skuadrën norvegjeze Bodo/Glimt në kuadër të rrethit të tretë në Conference League.
Ndeshja luhet të enjten nga ora 20:00 dhe tashmë skuadra e Prishtinës ka vu në shitje biletat çmimi nis nga tri euro deri në 10 euro.
Njoftimi i FC Prishtinës
Të dashur tifozë,
Ju njoftojmë se biletat për Raundin e tretë të UEFA Conference League ne mes të FC Prishtinës dhe kampionit te Norvegjisë Bodø/Glimt dalin në shitje që nga sot prej orës 17:00 në Sheshin “Zahir Pajaziti”. Ndërsa prej nesër në të tri pikat prej orës 15:00 deri në orën 22:00.
Biletat blihen me dokument identifikimi letërnjoftim ose pasaportë dhe duhet të jenë të personalizuara. /Demokracia.com