Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 100 raste të reja me këtë koronavirus, përcjell Demokracia.com.
Njoftimi i plotë:
01 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Nga 2.849 testime, 100 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.660.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 539./Demokracia.com/